Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Lokomotiva më e re e Hekurudhave Shtetërore Bullgare mban emrat e dy mbretërve bullgarë

Снимка: bdz.bg

Lokomotiva më e re e Hekurudhave Shtetërore Bullgare, e cila është e 11 me radhë nga dorëzimi i 15 lokomotivave të reja Smartron, mbërriti para afatit para disa ditës në Bullgari dhe tashmë bëri disa udhëtime. Kjo është lokomotiva e parë e cila do të mbajë emrat e dy sundimtarëve bullgarë – Mbretërve Petër IV dhe Ivan Asen I nga dinastia Asenevcki, themeltarët e Shtetit të Dytë Bullgar (1185 – 1396). Këtë e njoftuan nga Hekurudhat Shtetërore Bullgare. Lokomotiva e re disponon një kod specifik QR. Kur skanohet ky kod përmes një pajisjeje të lëvizshme, shfaqet informacioni në lidhje me historinë e sundimtarit, emri i të cilit mban lokomotiva. Një detaj tjetër interesant është se në ballin e çdo makine është e rikrijuar një shkronjë nga alfabeti glagolitik, i cili është një mënyrë origjinale për të promovuar dhe për të ruajtur vlerat bullgare dhe historinë tonë të pasur. Katër lokomotivat e tjerë nga porosia do të jenë në dispozicion të Hekurudhave Bullgare deri në fund të vitit. Lokomotiva të kësaj serie tashmë lëvizen nëpër binaret e Bullgarisë në drejtime të ndryshme.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени