Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Lirojnë nga detyra Kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare

Dimitër Georgiev
Снимка: BGNES

Qeveria i propozoi Presidentit të lirojë nga detyra kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare - Dimitër Georgiev. Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev nuk shpjegoi nëse pushimi nga detyra është për shkak të akuzave për përgjime të politikanëve apo për shkak të lejes së papaguar të Georgiev. "Me sjelljen e vet ky kryetar krijoi një precedent, i cili dëmtoi prestigjin e shërbimit dhe krijoi baza për të besuar se ai ka ndërmarrë veprime të motivuara politikisht," tha Janev.

Kriteret për mbetjen në detyrë të shefave të tjerë të shërbimeve është ndershmëria e tyre, tha Kryeministri. Propozohet që Pllamen Tonçev, kreu i një drejtorie rajonale në Agjenci, ta marrë postin e kryetarit të Agjencisë, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна