Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Reagimet e forcave politike pasi “Ka një popull të tillë” shpalli se do të kthehejë mandatin

| обновено на 26.04.21 в 18:26
Снимка: arkiv

Në përgjigje të njoftimit nga udhëheqësi i “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov që pasi të marrë mandatin për të formuar qeveri, partia do ta kthejë menjëherë atë, BSP - forca e tretë në parlamentin e ri, tha se me kthimin e mandatit Trifonov nukdo ta çmontojë modelin “Borisov”.

“Ka një popull të tillë” e hedh shtetin në kaos dhe siguron kthimin e GERB”, theksojnë nga BSP. Sipas socialistëve, partia “Ka një popull të tillë” synon vetëm ndryshime në Kodin Zgjedhor për të kontrolluar Komisionin Qendror Zgjedhor dhe për të rritur seksionet jashtë vendit, gjë që ndihmon DPS.

Nuk është realiste “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”për të marrë mandatin e tretë për të formuar qeveri. Kështu komentoi udhëheqësja e grupit parlamentar të formacionit Maja Manollova njoftimin nga udhëheqësi i “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov që pasi të marrë mandatin për të formuar qeveri do ta kthejë atë menjëherë. Sipas saj, nuk është logjike që presidenti t’i japë mandat grupit më të vogël parlamentar. “Po, ne jemi aktivë, ne mund të mbajmë përgjegjësi, por nuk mendoj se është normale që më i madhi të fshihet pas shpinës së më të vegjlit”, tha Manollova.

Nikollaj Haxhigenov nga “Ngrihu! Kriminelët jashtë!”, i cili ishte një nga organizatorët e protestave të verës, tha se nga zgjedhjet e parakohshme gjatë pushimeve të verës do të përfitonin partitë e status quo-së, të cilat kanë bërthama të forta.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени