Shkrimtari Georgi Gospodinov mori çmimin letrar Usedom, njoftoi BNR. Ai jepet që nga viti 2011 në kuadrin e Ditëve Letrare Usedom, të cilat zhvillohen në ishullin Usedom midis Gjermanisë dhe Polonisë. Çmimi u dorëzohet autorëve "të cilët ndjehen shumë të përkushtuar ndaj dialogut evropian në plan historik dhe bashkëkohor".
Kryetari i jurisë shkroi: “Georgi Gosdpodinov është një zë i rëndësishëm dhe origjinal në letërsinë evropiane. Krijimtaria e tij – fragmentare, plotë melankoli dhe mprehtësi, shkel mbi traditat më të mira të prozës së Evropës Qendrore, me nevojën e saj të paasgjësueshme për të zbuluar shtresa të reja të përvojës njerëzore.”
Ju kujtojmë se mund të lexoni romanin më të njohur të shkrimtarit Georgi Gospodinov "Fizika e Trishtimit" të përkthyer në gjuhën shqipe nga Milena Selimi.