Bullgarja Maria Bakallova fitoi çmimin e kineastëve të Londrës për aktore në rolin mbështetës për filmin "Borat 2", njoftoi “Guardian”. Ajo përballoi konkurrencën në garë të Ellen Burstyn (“Pieces of a Woman”) dhe Amanda Seyfried (“Mank”).
Ju rikujtojmë se disa ditë më parë Bakallova u bë bullgarja e parë e nominuar për “Globin e Artë”.