Gjuha Bullgare e Shenjave njihet si gjuhë natyrale e pavarur me Ligjin e miratuar për Gjuhën Bullgare të Shenjave. Shteti do të financojë përkthim për personat e shurdhër dhe për ata të shurdhër dhe të verbër deri në 120 orë në vit. Studentët me këto aftësi të kufizuara do të kenë të drejtën e 60 orëve të shërbimeve shtesë të përkthimit në semestër.
Ligji detyron që brenda 2 vjetësh bashkitë të sigurojnë shërbime administrative për personat e shurdhër dhe për ata të shurdhër dhe të verbër, të cilët numërojnë gati 120 000 në Bullgari. Në shkollat speciale për nxënësit me aftësi të kufizuara shqisore - dëmtimi i dëgjimit dhe për nxënësit e shurdhër do të mësohet gjuha e shenjave bullgare si lëndë e veçantë. Prindërit e fëmijëve të tillë gjithashtu kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën e shenjave.