Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sofja me një buxhet rekord për vitin 2021

Снимка: BGNES

Mbi 963 mln. euro është buxheti i planifikuar i Sofjes për vitin 2021, bëri të ditur Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Prioritetet kryesore janë remonti dhe ndërtimi i arterieve rrugore, kanalizimi, sigurimi i vendeve për fëmijët në kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe i pastërtisë së qytetit. Investimet e kapitalit do të jenë për rreth 260 mln. euro.

Nga të ardhurat e veta bashkia do të sigurojë 394 mln. euro. Nga shteti do të sigurohen në kuadrin e programeve të ndryshme akoma 354 mln. euro. Mjetet falas të tërhequra nga programe të ndryshme evropiane janë për mbi 151 mln. euro. Paratë e tjera janë nga teprica e buxhetit të mëparshëm.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна