Bullgaria do të përpiqet të sigurojë vaksina për shtetet nga Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti Lindor. Kjo do të ndodhë pasi kënaqen nevojat e Bullgarisë dhe në përputhje me kushtet e marrëveshjeve me Komisionin Evropian, vendosi qeveria.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe mori pjesë në mbledhje në distancë dhe shprehu falënderime për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 për Maqedoninë e Veriut, transmetoi BTA.