Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Një Bord i ri Këshillëdhënës ka të ngjarë të koordinojë aktivitetet për të vërtetuar origjinën bullgare

Prioritetet përpara kryetarit të ri të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Ilija Gyxhenov

Автор:
Снимка: BGNES

Me vendim të qeverisë që nga fillimi i muajit dhjetor Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit ka kryetar të ri. Emri i tij është Ilija Gyxhenov. Pavarësisht dhe i panjohur për opinionin e gjerë shoqëror, ai është shumë mirë i njohur në rrethet akademike. Dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe, meqenëse karrierën e vet deri tani ai ia ka përkushtuar Universitetit Jugperëndimor “Neofit Rillski”, ku përveç se është profesor në lëndën e matematikës, e ka drejtuar dy mandate shkollën e lartë  si zëvendës rektor dhe dy si rektor. Që nga viti 2008 deri në vitin 2014 është anëtar i Këshillit të Akreditimit pranë Agjencisë Kombëtare të Vlerësimit dhe Akreditimit. Që nga viti 2014 deri në zgjedhjen e tij për kryetar të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, kryeson Komisionin për Monitorim dhe Kontroll pas Akreditimit pranë Agjencisë Kombëtare të Vlerësimit dhe Akreditimit.

Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, Gyxhenov vizatoi prioritetet e veta në krye të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit.

“Mes prioriteteve të Agjencisë janë ruajtja e hapësirës etnokulturore bullgare, të unitetit shpirtëror të të gjithë bullgarëve në vend dhe nëpër botë, si dhe ndërtimi i lobeve bullgare jashtë vendit. Është me rëndësi të sqaroj se në këtë moment veprimtaria bazë e Agjencisë është e lidhur me vërtetimin e origjinës bullgare të shtetasve të vendeve të tjera, të cilët janë anëtarë të bashkësive bullgare. Edhe sikur të mos të jenë anëtarë të shoqërive përkatëse kulturore, ata kanë të drejtën të kërkojnë një certifikatë të tillë, që të mund të përfitojë një pjesë prej tyre nga Dekreti 103 i Këshillit të Ministrave për arsim në shkollat e larta bullgare. Nga ana tjetër, nëpërmjet kësaj certifikate ata kanë të drejtën të aplikojnë  për një qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm tek ne, si dhe për shtetësi bullgare”.

Gyxhenov pohoi se pjesa bazë e kapacitetit të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit është angazhuar me këtë çështje dhe kjo e vështirëson punën e Agjencisë, lidhur me prioritetet e saj të tjera. Prandaj është bërë propozim për ndryshim të rregullores normative dhe krijimin e një Këshilli Konsultativ, prerogativa e të cilit të jenë veprimtaritë e lidhura me certifikimin e origjinës bullgare. Kështu puna e Agjencisë do të lehtësohet  dhe pas shtimit të potencialit të saj administrativ ajo do të drejtohet ndaj veprimtarive të saj të tjera të përmendura, sqaroi kryetari i saj i ri.

Që të fitojë një popullaritet mes bullgarëve jashtë kufirit, të cilët jo rrallë nuk e dinë se cilat janë funksionet e saj, Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit duhet të thellojë lidhjen e vet me ta, duke dëgjuar kërkesat e tyre, pyetjet dhe problemet.

“Është me rëndësi që të bëhen studime periodike për pritjet e bashkësive bullgare nga puna e Agjencisë. Çfarë ndihme presin ata nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit? Në çfarë projektesh mund të marrin pjesë? Përherë bëhen analiza nga Drejtoria “Komunitetet bullgare dhe veprimtaria e Informacionit” për punën e Agjencisë me bashkësitë bullgare, por kjo duhet të thellohet”.

Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit është kategorik se është gati  të dëgjojë si dhe të kontribuojë për realizimin e të gjitha propozimeve, të paraqitura në Agjenci nga ana e bullgarëve jashtë. Sa u përket pengesave dhe vonimit të procedurave të ndryshme administrative, me të cilat ndeshet secili i cili ka kërkuar të marrë nënshtetësi bullgare, Ilija Gyxhenov komenton:

“Roli i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit është të lëshojë një certifikatë për origjinë bullgare. Ka pasur një farë vonimi të dosjeve, për shkak të akumulimit të aplikacioneve, të dorëzuara në Agjenci. Por, kjo tanimë është në kuadrin e periudhës njëmujore të përcaktuar ligjërisht. Njëfarë vonimi ka vetëm për ato deklarata, të cilat kanë ardhur në rrugë konsullore. Ato po kështu duhet të përpunohen jo më vonë se 11 janari 2021. Procedurat e tjera, të cilat janë të lidhura me shtetësinë bullgare dhe me lëshimin e lejes së qëndrimit, nuk janë në kompetencat e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit”.

Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit përkrah propozimin e Nënpresidentes Iliana Jotova për krijimin e një regjistri të bullgarëve nga bashkësitë tradicionale jashtë kufirit, të cilët mësohen dhe realizohen tek ne. Realizimi është akoma në një etapë ideore. Por, në të gjitha rastet, ai mund të jetë i dobishëm, sepse përmes tij, me ndihmën e rektorëve të shkollave të larta, mund të ndiqet çdo një nga të ardhurit për t’u arsimuar në bazë të Dekretit 103 dhe 228 të Këshillit të Ministrave . Kështu do të bëhet e qartë gjithashtu se çfarë pjese prej tyre mbeten dhe realizohen në Bullgari, ose kthehen në vendet e tyre të lindjes.

Meqenëse e ka zënë postin e tij fare shpejt, Ilija Gyxhenov akoma është duke u njohur me të gjitha iniciativat, të cilat i organizon ose i përkrah Agjencia, por qe më se kategorik se këto të afirmuar - konkurset për fëmijë, “Bullgarja e vitit”, dhe “Spartakiada”. do të vazhdohen. Sipas fjalëve të tij, me kalimin e kohës ndaj tyre mund të shtohen dhe iniciativa të tjera.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени