Niveli i të infektuarve me koronavirus javët e fundit dikton domosdoshmërinë e vendosjes së masave suplementare kufizuese. Përndryshe sistemi shëndetësor nuk do të mbijetojë. Këtë e tha në një brifing ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov pas një takimi te kryeministri Bojko Borisov. Ndër masat e propozuara nga ministër Angellov janë:
- Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike me 4 muaj – deri në fund të marsit 2021;
- Ndërprerja e frekuentimit të orëve mësimore, praktikave dhe shtazëve në të gjitha universitetet, shkollat, kopshtet, çerdhet, si dhe veprimtaritë jashtë klasës;
- Pezullimi i të gjitha veprimtarive kolektive sportive, kongreseve, konferencave, seminareve dhe kremtimeve private;
- Zgjatja e ndalimit të frekuentimit të diskotekave dhe të klubeve të natës;
- Ndërprerja e punës së restoranteve. Restorantet duhet të punojnë vetëm për dërgesat në shtëpi;
- Pezullimi i punës së të gjitha dyqaneve jo ushqimore duke përfshirë qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të farmacive, ofruesve të shërbimeve postare dhe të pagesave, bankave dhe siguruesve;
- Pezullim i ekskursioneve të brendshme dhe të jashtme. Pa kufizime të punës së transportit urban.
Masat kanë për t’u diskutuar në Këshillin e Ministrave. Në se miratohen kufizimet e propozuara do të hyjnë në fuqi nga e premtja më 27 nëntor.