Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Google shënon lindjen e zbuluesit të Lacto bacterium bulgaricum dr. Stamen Grigorov

Снимка: Wikipedia

Në faqen fillestare Google shënon lindjen e dr. Stamen Grigorov (1878-1945) – mikrobiolog dhe mjek bullgar, zbulues i Lacto bacterium bulgaricum (Lactobacillus delbrueckii subsp. bulgaricus, i njohur gjithashtu si Lactobacillus bulgaricus). Bakteri ushqehet me laktozë dhe prodhon acid laktik, i cili e tharmëton kosin. Haset lirisht në natyrën bullgare. Bakteri është i përshkruar për herë të parë në vitin 1905 nga studenti bullgar Stamen Grigorov në një raport të mbajtur në institutin “Pasteur” në Paris.

Në saje të Lactobacillus bulgaricus kosi funksionon si një probiotik natyror, i cili ndikon në mënyrë të favorshme në organizmin e njeriut. Një prej probitikëve të parë në botë është i përpunuar nga prof. Nikolla Aleksandrov gjatë viteve 80 të shekullit XX në Bullgari pikërisht në bazë të Lactobacillus bulgaricus.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна