Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Spitalet ndalojnë pranimet e planifikuara mbi 120 raste të Covid-19 për 100 000 banorë

Kostadin Angellov
Снимка: BGNES

Me urdhër të ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov nga 25 tetori spitalet në krahinat me sëmundshmëri mbi 120 veta për 100 mijë banorë pezullojnë pranimin e planifikuar dhe operacionet e planifikuara.

Të gjitha institucionet mjekësore në krahinat përkatëse janë të detyruara të hapin struktura Covid me minimum 10 për qind nga numri i përgjithshëm i shtretërve që disponojnë.

Në spitalet e krahinave me sëmundshmëri nga 60 deri në 119 veta për 100 mijë banorë ndërpriten operacionet e planifikuara. Ata detyrohen të hapin struktura Covid me minimum 5 për qind nga shtretërit që disponojnë.

Ndalesa nuk ka të bëjë me pacientët me sëmundje onkologjike dhe onkohematologjike, si dhe për aktivitetet e riprodhimit të asistuar dhe lindjet.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени