Presidenti Rumen Radev dekoroi bullgarë të dalluar.
Me urdhrin “Shenjtor Kirill dhe Metodij” me gjerdan u dekorua profesoresha e folklorit Elena Kuteva-Tëpkova, regjisorja Maja Vapcarova dhe këngëtarja popullore Tatjana Sërbinska.
Po ky çmim iu dorëzua gjithashtu profesorit doktor Atanas Shterev dhe profesorit doktor Krasimir Ivanov për meritat e tyre në zhvillimin e shkencës dhe arsimit mjekësor.
Me urdhrin “Shenjtor Kirill dhe Metodij” - shkallë të parë u dalluan gazetari Simeon Idakiev dhe Vanja Grashkina-Minçeva – themeluesja e Asociacionit Informativ të Bibliotekave Bullgare.
Me urdhrin “Për merita civile” shkallë të parë u dallua kryetari i Kryqit të Kuq të Bullgarisë Hristo Grigorov.