Për vit të gjashtë të radhës u zhvillua Klasifikimi Vjetor i Kampingjeve në Bullgari #BestBGcamp2020, organizuar nga Camping.bg. Çmimin “Kamping i dashur në brendësinë e vendit” e morri kampingu i ri termal në qytetin Velingrad , kurse për një “Kamping të dashur nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi”- kampingu Silistar nëpër bregdetin jugor bullgar të Detit të Zi. Fituesit janë të përcaktuar në bazë të votave të kampuesve. Afro 30% prej tyre janë përgjigjur se vizitojnë dhe kampingje jashtë shtetit. Destinacionet e preferuara për kampim jashtë shtetit për bullgarët janë Greqia, e pasuar nga Italia, Rumania, Austria, Kroacia dhe Gjermania.