Bullgaria i ka dërguar një memorandum sqarues Këshillit të BE-së me pozitën e saj për aderimin e Maqedonisë së Veriut, transmetoi BNR. Dokumenti është përkrahur nga të gjitha partitë në Parlament.
Nënvizohet shprehimisht se Shkupi duhet të respektojë strikt parimet dhe vlerat e BE-së dhe Traktatin e Fqinjësisë së mirë mes dy shteteve, të nënshkruar në vitin 2017.
Për Sofjen është absolutisht i papranueshëm bllokimi i Komisionit të Përzier për Çështjet Historike, ndalimi i të gjitha investimeve bullgare në vend dhe persekutimi i politikanëve, të cilët zbulojnë të vërtetën për historinë e përbashkët të dy vendeve tona.