Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Der Spiegel” akuzon Bullgarinë dhe Turqinë për një komplot 4 vjet më parë

Ish-Kryeprokurori Sotir Cacarov
Снимка: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dhe ish-Kryeprokurori Sotir Cacarov paskan biseduar me inteligjencën turke për ekstradimin e shtetasve turq në Ankara pas provës për grusht shteti kundër Presidentit Erdogan, pohon revista gjermane “Der Spiegel”.

Botimi mbështetet tek dokumente të Ambasadës së Turqisë në Sofje, transmetoi BNR.

Gjatë korrikut të vitit 2016 gjykatat evropiane refuzuan t’u dërgojnë gjykatave turke shtetas të kërkuar turq, me argumentin se motivet e kërkesave janë politike. Menjëherë pas puçit Bojko Borisov dhe shefi i shërbimeve bullgare kanë biseduar me ambasadorin turk në Sofje. Ankaraja ka kërkuar ekstradimin e afaristit turk Abdullah Büyük. Pas tij Turqisë i janë dërguar akoma 7 shtetas turq, shton “Der Spiegel”.

“As unë, si Kryeprokuror atëherë, as Prokuroria në përgjithësi kemi marrë pjesë në këtë procedurë. Dërgimi i Abdullah Büyük është realizuar në përputhje me ligjin për të huajit në Bullgari dhe jo nëpërmjet ekstradimit” – shkruan me rastin e publikimit ish-Kryeprokurori Cacarov. Pozita e tij është publikuar në faqen e Komisionit për kundërveprim ndaj korrupsionit dhe për konfiskimin e pronësisë së marrë në mënyrë të paligjshme, të kryesuar nga Cacarovi.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна