Para Ministrisë së Arsimit në Sofje sot u mbajt një protestë e prindërve të pakënaqur për shkak të mbajtjes së detyrueshme të maskave nga nxënësit në ambientet e mbyllura në shkollë, me përjashtim të dhomave të klasës, ku nxënësi mund të vendosë nëse të përdorë maskë apo jo.
Sipas protestuesve mbajtja e maskave nuk duhet të jetë e detyrueshme, por e rekomandueshme, njoftojnë reporterët e BNR-së.