“Dobruxha 1940” kështu quhet fotoekspozita e hapur më 11 shtator në qytetin e Varnës. Ajo është pjesë nga ngjarjet në lidhje me 80 vjetorin nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Krajovës më 7 shtator 1940 dhe rikthimin e Dobruxhës Jugore në kufijtë e Bullgarisë. Materiali i mbledhur me fotografi ndjek ngjarjet rreth nënshkrimit të traktatit. Vizituesit mund të shikojnë dhe sendet personale dhe dokumentet e pjesëmarrësve në nënshkrimin e marrëveshjes. Në ekspozitë është përfshirë prezantim multimedial me titull “Dobruxha thërret”, i cili ndjek ngjarjet që nga vjeshta e vitit 1940. Një pjesë nga fotografitë arkiv, mund ti shikoni dhe online këtu. Ekspozita u përgatit nga Muzeu Regjional Historik në qytetin Dobriç dhe prezantohet në Muzeun Arkeologjik të qytetit Varnë.