Në 5 krahina të Bullgarisë për sot u shpall indeksi i rrezikut ekstrem të zjarrit nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Në afërsi të qytetit Devin të Bullgarisë Jugore vazhdon shuarja e një zjarri të madh i cili u përhap në një sipërfaqe prej 1500 dynymësh pyje në një zonë vështirë për t’u arritur. Tre ditë e net vazhdon shuarja e zjarrit në Kombinatin Kimik “Svilloza” në afërsi të qytetit Svishtov. Tani për tani nuk ka rrezik për gazimin e qytetit, njofton korrespondenti i BNR në qytet.