Në kuadrin e Forumit Strategjik në qytetin slloven Bled kryeministri Bojko Borisov bisedoi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Po vazhdojmë punën e ndërtimit të autostradës “Evropa” drejt Kallotina dhe të gazsjellësit “Rryma Ballkanike”. Ato janë projekte me rëndësi për mbarë regjionin. Megjithë pandeminë e koronavirusit 468 kilometra nga traseja e “Rrymës Ballkanike” janë gati, ndërsa autostrada “Evropa” nga Dragoman deri në Slivnica do të jetë gati para afatit. Këtë e njoftoi kryeministri Borisov në faqen e tij në Facebook.