Kryeministri Bojko Borisov ndodhet në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin e 15-të Strategjik në qytetin Bled, njoftoi BTA. Udhëheqës shtetërorë, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare do të diskutojnë “Sfidat dhe mundësitë para botës pas Covid-19. Fqinj-regjione-botë globale – partnerë ose rivalë?”. Në kuadrin e veprimtarisë kryeministri bullgar do të marrë pjesë edhe në diskutimin “Evropa pas Brexit dhe kriza e shkaktuar nga Covid-19”. Krahas kësaj kryeministri Borisov do të ketë edhe takime dypalëshe me homologë të tij.