Me një aksion në tërë vendin pas orës 4 të mëngjesit policia hoqi pa dhunë bllokadat në udhëkryqet në Sofje, Varna, Plovdiv dhe afër Stara Zagorës. Një pjesë e protestuesve deklaruan para BNR-së se do të bllokojnë përsëri udhëkryqet kryesore dhe se veprimet e policisë nuk janë të drejta, sepse të gjithë e kanë të drejtën e protestës.
Nga ana e vet policia bëri të ditur se i ka ndërmarrë këto veprime që të mund të lëvizin lirisht qytetarët.