Në një takim me drejtoritë e vendpushimeve “Albena”, “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, të Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe SPA Turizmit Ministrja e re e Turizmit Marijana Nikollova u angazhua me realizimin e masës në ndihmë të fluturimeve charter, bëri të ditur qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit.
Ajo nënvizoi se masa duhet të jetë e vlefshme përveç kësaj vere dhe gjatë stinëve 2021 dhe 2022.
Marijana Nikollova u drejtoi thirrje bullgarëve për të zgjedhur vendpushimet bullgare bregdetare, sepse ato ofrojnë hotele të mira dhe të sigurta dhe plazhe të shkëlqyera. Përveç kësaj në këtë mënyrë do ta ndihmojnë sektorin më të prekur nga koronavirusi.