Autoritetet kufitare greke informuan Policinë Kufitare Bullgare se nga 22 korrik deri më 3 gusht 2020 mbyllin pikën kufitare Eksohi dhe në të dy drejtimet e udhëtimit nuk do të kalohet. Nga data 22 korrik deri më 4 gusht 2020 lejohet hyrja në Greqi për arsye të rëndësishme (me shërbim, shëndetësore, familjare) përmes pikave kufitare Kullata – Promahon dhe Makaza - Nimfea pasi prezantohen dokumentet përkatëse. Tani turistët mund ët hyjnë në Greqi përmes pikës kufitare Kullata - Promahon me rezultat negativ nga PCR test për koronavirus bërë brenda 72 orëve të fundit dhe prezantuar në gjuhën angleze.