Një kantinë vere në Mellnik zuri vendin e 39 në klasifikimin World’s Best Vineyards për vitin 2020. Kantina bullgare gjendet për herë të parë ndër 50 destinacionet më të mira të verës në botë, si Bordo, Napa Valej, Toskana, Stelenbosh, Zelanda e Re, Kili dhe Argjentina.
Kantina e verës në Mellnik ofron turne dhe degustime të përditshme të verës, prezanton varietete tradicionale vendase dhe organizon aktivitete të përditshme, të cilat kontribuojnë për popullarizimin e turizmit të verës në regjion.