Sportistja e atletikës së lehtë Gabriella Petrova në Turneun “Pllovdiv” kapërceu 14.38 metra në kërcimin trehapësh dhe kështu u radhit në vendin e parë në ranglistën sezonale në Evropë, njoftoi bgathletic.com.Me këtë rezultat bullgarja u ngjit në vendin e dytë të ranglistës botërore. Para saj është Liadamis Povea nga Kuba, e cila në të hapur sivjet në trehapëshin ajo kapërceu 14.55 metra.