Projekti i centralit atomik “Belene” nuk ka licencë evropiane. Këtë e ka shënuar Komisioni Evropian në përgjigje të një pyetjeje të sajtit Euractiv, disa ditë pasi u bë e qartë se tri prej pesë kompanive që do të marrin pjesë në procedurën e zgjedhjes së investitorëve strategjikë për projektin – korporata shtetërore ruse “Rosatom”, Framatome SAS (Franca) dhe Ge Steam Power bashkohen.
“Sheshi i centralit atomik “Belene” është miratuar që prej kohe dhe nuk ka nevojë për licencë të re. Nuk ka probleme në lidhje me zbatimin e konkursit”. Këtë e ka shënuar në përgjigje të publikimit të Euroactiv kryetari i Agjencisë për Rregullimin Bërthamor Llëçezar Kostov, cituar nga agjencia BGNES.