Nga 1406 mostrat e analizuara gjatë 24 orëve të fundit me rezultat pozitiv për koronavirus janë 83. Këtë e tregojnë të dhënat e Sistemit Kombëtar Informativ. Përhapja e rasteve të reja në krahinat e ndryshme është: Smoljan – 52, Sofja – 14, krahina e Sofjes -4, Razgrad dhe Pazarxhik – nga 3, Bllagoevgrad- 2, Lloveç, Pleven, Sliven, Stara Zagora, Shumen – nga 1. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Bullgari bëhet 2810, prej të cilëve 1059 aktiv. Nëpunësit e regjistruar mjekësor me teste pozitive janë 297.
Pacientët me infeksionin e konfirmuar të koronavirusit në spital janë 152 prej të cilëve në repartet intensive janë 15 veta.
Të vdekurit me infeksion të konfirmuar të koronavirusit janë 164. Prej tyre 4 gjatë 24 orëve të fundit.
1587 janë të shëruarit, 39 prej të cilëve gjatë 24 orëve të fundit.