Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Theksat e verës arkeologjike 2020 - pjesa e parë

Citadela pranë qytetit Svishtov dhe despotati i Dobruxhës

Perperikon
Снимка: BGNES

Në vetëdijen kolektive nocioni arkeologji më shpesh lidhet me gërmime dhe me kërkimin e thesareve, të veshura në një misteri. Kurse thesaret e vërteta në sytë e arkeologëve janë artefaktet, pjesëza nga pazelli i historisë, të cilat na zbulojnë  sekretet e pazbuluara dhe të pa hetuara të paraardhësve tanë.

Pavarësisht se janë të financuara shumë dobët, me çdo një vit të kaluar projektet arkeologjike në Bullgari mundin të shfletojnë faqe të reja kureshtare nga jeta gjatë mijëvjeçarëve të kaluar. Me një farë vonese, për shkak të pandemisë me Covid 19, studimet e lidhura me bazilikën më të madhe në krahinën e malit Rodope nga periudha e krishterimit të hershëm (shekulli i 5-6) në Perperikon dhe sivjet vazhdojnë.

“Do të punojmë në Perperikon që nga java e fundit e muajit qershor deri në mesin e muajit shtator - shënoi përpara Radios Kombëtare Bullgare  profesori Nikollaj Ovçarov. - Sa u përket  gërmimeve tona të tjera ka ndryshim.  Ajo, të cilën e studiuam vitin e kaluar - Citadela pranë qytetit Svishtov, një nga kalatë mesjetare bullgare më mirë të ruajtura, do të vazhdojmë gjatë muajit tetor.

Këto gërmime më dhanë idenë për shkrimin e librit me një karakter historik dhe arkeologjik “Drakulla-versioni bullgar”, dhe ai është i lidhur me kalanë e qytetit Svishtov. Shumë pak veta e dinë se vojvodët vllahë dhe moldavian dhe më posaçërisht Vllad Cepesh (Drakulla) kanë folur në një gjuhë të kulluar amtare bullgare deri në shekullin e 17. Këtë nuk e them në mënyrë që t’u kundërvihem fqinjëve tanë, por sepse ne bullgarët duhet të dimë të vërtetën. Është shumë e rëndësishme që arkeologu të jetë dhe një historian i mirë, që të mund të sqarojë me cilësi dhe imtësi atë të cilën e zbulon midis shtresave tokësore, të cilat kanë ruajtur të kaluarën historike. Vetëm metodat e thjeshta arkeologjike nuk janë të mjaftueshme.”

I të njëjtit mendim është dhe docentja Boni Petrunova, drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar, e cila shpreson që dhe sivjet të mund të marrë një financim për projektin rreth qepit Kaliakra sepse gërmimet aty ecin me një sukses shumë të madh. Bëhet fjalë për ish kryeqytetin e Despotatit të Dobruxhës( shtet bullgar nëpër Bregdetin Verior të Detit të Zi në fund të shekullit të 14.)

“Gjatë 3 vjetëve të fundit u zbulua një thesar jashtëzakonisht i pasur - mbi 1000 sende të arta dhe zbukurime prej argjendi, monedha, pjesë prej veshjeve e kështu me radhë - tregon në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare docentja Petrunova. - Përpara kësaj zbuluam dhe një tokëze tepër të veçantë kineze prej nefriti - jo tipike për tokat bullgare. Kurse vjet, një nga varet në nekropol, të cilin ne e studiuam doli se është shumë i pasur. Në të ishte varrosur një burrë i ri me dhurata shumë të mira. Mes tyre qe dhe një unazë e artë me një punim më të mirë nga ky i unazës së mbretit Kallojan, me mbishkrim “Gjeorgji Golemia”/Gjergji i Madh/ dhe monogram të Paleologve.

Zbulimi solli dhe pyetje të shumta  rreth prejardhjes së këtij mashkulli, i cili mbase ka qenë i lidhur me despotin e Dobruxhës - Dobrotica. Që të mund të arrijmë deri tek faktet historike punojmë me studiues të tjerë të shumtë, të cilët lexojnë mbishkrimet, u bëjnë një analizë sendeve, fijeve të ndryshme dhe stofrave si dhe eshtrave. Në fakt pikërisht  veshjet me të cilat është varrosur “Gjeorgji Golemia” flasin se ai ka qenë një personalitet shumë i rëndësishëm, më e pakta një aristokrat i pasur”.

Dhe këtu vjen momenti më i vështirë - renditja e artefakteve në një pamje të vërtetë, e cila me vërtetësi të formojë dhe të konkretizojë lavdinë e kaluar të njërës prej mbretërive të fundit mesjetare bullgare.

Autore: Darina Grigorova /në bazë të intervistave në programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Zdravka Masljankova dhe BGNES

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна