Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Pandemia kërcënon dhe prodhimin e trëndafilave në Bullgari

Автор:
Снимка: BGNES

Muaji maj është një muaj festiv për të gjitha rajonet, në të cilat rritet trëndafili vajdhënës. Kjo mënyrë jetese po provon vështirësi serioze në kushtet e pandemisë. Fermat e trëndafilave tek ne janë të shumta, por sivjet lulet mund të mbeten të pambledhura. Shkaku është se, blerja e prodhimit është ulur deri në minimum, çmimi në treg është i ulët dhe nuk mund të mbulojë shpenzimet për punën e madhe të mbledhësve në periudhën e lulëzimit të trëndafilave.

Banuesit e qytetit Strellça, të cilët kanë pasur pikë për blerjen e trëndafilave vitin e kaluar, nuk mendojnë fare që ta hapin tani, sepse shumë nga prodhuesit tani për tani refuzojnë të mbledhin dhe të dorëzojnë trëndafilat e vet. “Kështu do t’i asgjësojmë trëndafilat, unë trëndafilat e mi nuk i përpunoj më” - thotë një pronare e një plantacioni trëndafilash prej disa hektarëve. E njëjta është situata dhe me disa familje të tjera, të cilat kanë tradita në rritjen e trëndafilave.  

“Thjesht na lënë pa bukë. Dhe të protestojmë, nuk ka se kush të na dëgjojë, kurse asnjë nuk do që të punojë për një levë e gjysmë për një kilogram. Për 1 hektar të mbjella kam shpenzime rreth 500 leva-paguaj për përpunimin e tokës të paktën dy herë në vit, veçanërisht nga kjo për plehra dhe preparate për mbrojtjen e bimëve nga parazitët. Ne vritemi nga puna në diell, nxehtësi dhe shi dhe mes bletëve të shumta mbledhim trëndafilat, kurse në fund na paguajnë përgjysmë duke na thënë se paratë e tjera do t’i marrim atëherë kur distileritë e trëndafilave shesin produktin e vet. Përndryshe unë i dua shumë lulet. Akoma si fëmije jam rritur mes trëndafilave, është shumë mirë të mbledhësh trëndafila dhe kjo do të më mungojë shumë . Sivjet vetëm do të shkoj të mbledh një buqetë me lule dhe t’u bëj foto trëndafilave tona”.  

Problemet në prodhimin  e vajrave eterike tani ndihen më fortë, por ato janë grumbulluar vite me radhë dhe vijnë si pasoja e mekanizmave ekonomike dhe logjikës së tregut, shpjegoi thotë Veselin Gançev, menaxheri kryesor i prodhimit në një nga distileritë më të vjetra për prodhimin e trëndafilave tek ne dhe vazhdoi:.

“Fakti se, prodhuesit e trëndafilave nuk do t’i mbledhin trëndafilat e vet, është një vendim i tyre personal. Problemet e prodhuesve të trëndafilave  janë lidhur në vend të parë me paratë që ne përpunuesit u japim atyre për lulet, por ne e kemi shpjegimin tonë. Ne kemi mjaft mall të pashitur që nga viti i kaluar. Shkaku tjetër është se vjet konkurrentët tanë e shitnin vajin turk të trëndafilit me një çmim mjaft më të ulët nga çmimi ynë. Dhe faktori i tretë është se në këtë moment ka një sasi të madhe trëndafilash. Fermerët mbjellin shumë trëndafila (e njëjta gjë është dhe me livandën), sepse kjo veprimtari subvencionohet nga programet evropiane për mbjelljen e bimëve vajdhënëse.

U mbollën sipërfaqe të shumta. Gjatë periudhës së viteve 2016-17 çmimi për një kilogram trëndafilash arrinte mbi 5 leva. Prandaj shumë njerëz fillonin të merrnin me këtë punë, mbollën sipërfaqe të mëdha me trëndafila, por me kalimin e kohës, kur bimët u zhvilluan, prodhuesit u gjendën para problemit serioz të superprodhimit. Dhe u bë shumë e vështirë të realizojnë prodhimin. Unë prej disa ditëve po zhvilloj korrespondence me një nga partnerët tanë jashtë shtetit, sipas të cilit thelbi i problemit është në rrjetin tregtar i cili nuk punon. Tani vendet ku zakonisht blihen më shumë produktet e parfumerisë, dyqanet dhe aeroportet, janë të mbyllura dhe nuk ka asnjë lloj kërkimi. Pasi nuk shesin parfume, prodhuesit ulin çmimet që janë gati të ofrojnë për lëndën e parë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / Аз обичам Стрелча


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени