Për herë të parë në historinë e ditës së solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve – 1 maj, në të gjithë botën njerëzit mbeten në shtëpitë e tyre.
Në Bullgari 1 maj është festë zyrtare dhe në të nuk punohet. Zakonisht në këtë ditë në shumë vende në Bullgari zhvillohen nisma të ndryshme të së majtës. Sivjet udhëheqësit e Partisë Socialiste Bullgare bënë thirrje që njerëzit të mbeten në shtëpi, kurse në vend të iniciativave të zakonshme organizuan një fushatë në internet me moto “Puna dhe të ardhurat”.