Në një aksion të përbashkët të specializuar të policisë dhe Prokurorisë janë ndaluar anëtarët e një grupi kriminal. Ndër ta, sipas burimeve të pakonfirmuara të BNR-së, janë dy persona, të cilët janë të dyshuarit për rrahjen e gazetarit investigativ Sllavi Angellov. Në vendin e aksionit ndodhen sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme komisionari Ivajllo Ivanov dhe kryeprokurori Ivan Geshev.
Kujtojmë se redaktori i gazetës “168 orë”, i cili është gazetar hetues, Sllavi Angellov, ishte sulmuar dhe i rrahur me vegla metalike më 17 mars para shtëpisë së tij në kryeqytet. Pista kryesore e hetuesve është se sulmi kundër gazetarit është lidhur me punën e tij.