Ministria e Punëve të Jashtme informoi se në bordin e një anijeje të kapur peng në qytetin Kotonu (Cotonou) në bregun e Beninit ka një shtetas bullgar. Ai është kapiteni i një anijeje për transportimin e mallrave.
11 veta nga ekuipazhi i anijes “Tommy Richer” janë liruar. Kapiteni dhe 7 detarë mbeten pengë. Anija lundron nën flamurin e Portugalisë.
Ministria e Punëve të Jashtme punon me ambasadat bullgare jashtë shtetit dhe organizatat e OKB-së për lirimin e kapitenit bullgar.