Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bie çmimi i gazit natyror në Bullgari

Снимка: EPA/BGNES

Që nga 1 prilli çmimi i gazit natyror ulet 42,78%, njoftoi Komisioni i Rregullimit të Ujit dhe Energjisë. Çmimi i pohuar nga furnizuesi shtetëror “Bulgargaz” tashmë është 12,87 euro për megavat/orë, duke pasur parasysh se çmimi për tremujorin e parë të 2020 ishte 22,5 euro.

Vendimi pasqyron ndryshimet në kushtet e kontratës për furnizim ndërmjet kompanisë bullgare “Bulgargaz” dhe asaj ruse “Gazprom eksport”. Janë llogaritur dhe të gjitha ndryshimet e çmimit të gazit natyror në të gjitha qendrat evropiane për deponim dhe transmetim të gazit deri më 31 mars 2020 – është shkruar në motivet për ndryshimin e çmimit.

Çmimi i ri i gazit do të ndikojë dhe çmimet e ngrohjes qendrore, por ato të korrentit në Bullgari mbeten pa ndryshim, vendosi enti rregullator. 


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна