“Sofia Film Fest” fillon një projekt të ri online quajtur “Përfytyro”. Më 12 mars duhej të fillonte zyrtarisht edicioni i 24-të i festivalit, por veprimtaria u shty për qershor për shkak të masave të jashtëzakonshme kundër koronavirusit. Deri atëherë ekipi i festivalit do të prezantojë në uebsajtin e vet dhe në facebook filma nga programi. Do të përshkruajë edhe çfarë ndodhi po atë ditë vjet. Do të transmetojë përshëndetje nga miq të festivalit. “Do të përpiqemi të udhëtojmë bashkë nëpërmjet kinemasë”, tha Stefan Kitanovi, drejtor dhe producent i festivalit.