Shtetas rusë vizituan biznesmenin Vasill Bozhkov i cili iku nga Bullgaria dhe para dy javëve u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej tyre Bozhkovi kërkoi ndihmë që të jetë çliruar. Në po atë kohë në Dubaj për vizitë ndodhet një delegacion i kryesuar nga drejtori i Dikasterit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë Sergej Narishkin. Nuk ka informacion në ç’shkallë emiratet janë gati të plotësojnë kërkesën e partnerëve rusë të Bozhkovit. Kundër Vasill Bozhkovit në Bullgari u ngritën akuza të reja për tregti me ndikim dhe për mbajtje dhe tjetërsim të pasurive kulturore. Kështu akuzat kundër tij bëhen 11. Prokuroria po përgatit një lutje nga 200 faqe në gjuhën arabe për ekstradimit e Bozhkovit.