“Më pëlqen të bëhem kampion. Këtë e kam trashëguar nga i ati.” Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare 18 vjeçari Edmond Nazarjan pasi mori medaljen e artë në kategorinë 55 kilogram. Në Kampionatin Evropian të Mundjes në Romë ai debutoi te meshkujt dhe fitoi titullin pas fitores 7 me 3 pika kundër Vitalij Kabaloev nga Rusia.
Edmond Nazarjan është bir i kampionit dyherësh olimpik i mundjes Armen Nazarjan, i cili tani është trajner i kombëtares bullgare të mundjes.