Këshilli për Mediat Elektronike zgjodhi Andon Balltakov drejtor të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me katër vota “pro” dhe një abstenim gjatë votimit të dytë të Këshillit. Në votimin e parë asnjë prej gjashtë kandidatëve nuk mblodhi shumicën e domosdoshme prej tri votash, ndërsa Andon Balltakov dhe drejtori i tanishëm i përkohshëm i BNR-së Anton Mitov morën nja dy vota. Përkrahësit e Balltakovit deklaruan se koncepti i tij u ka bërë përshtypje me idetë moderne për zhvillimin e medias. U nënvizua përvoja e tij e madhe në media të rëndësishme botërore. Deri në këtë zgjedhje u arrit pasi në tetor të vitit të kaluar Këshilli për Mediat Elektronike ndërpreu mandatin e Svetosllav Kostovit.