Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vështrimi në histori na jep vetëdije

Në “Kalanë e Kallojanit” fëmijët “luftojnë” në mësimet e hapura të historisë

Автор:

Historia bullgare ikën nga kopërtinat e librave të mësimit për t’i çuar nxënësit mes dekoreve të një kalaje mesjetare me kulla luftarake. Në këtë ambient ajo, e cila është mësuar në shkollë mund të përjetohet përmes roleve të ndryshme – luftëtarët përsëri janë në luftim me kalorësit, bojarët kryejnë punët shtetërore, kurse fshatarët kujdesen për ushqimin dhe gatuajnë bukë.

Përpara rreth 4 vjetëve dy ushtarakëve u lindi ideja të animojnë mësimet në histori, duke i kthyer fëmijët në personazhet e saj kryesorë. Në projektin e vet “Përralla për Bullgarinë” ata zbulojnë sesi janë dukur paraardhësit tanë, cilët kanë qenë zanatet e tyre, mënyra e jetesës, kultura dhe veprimtaria ushtarake. Kurse për skenën e zhvillimit të ngjarjeve ata zgjedhën “Kalanë e Kallojanit” në fshatin Arbanasi (në afërsi të drejtpërdrejtë deri tek kryeqyteti mesjetar bullgar Veliko Tërnovo). Kalaja është një një atraksion modern me elemente arkitekturore të ndërtuara kohët e fundit, të cilat tregojnë se si janë dukur objektet fortifikues në të kaluarën me urë prej druri mbi një hendek me ujë. Mes mureve të kalasë, fëmijët veshin përkrenaret dhe helmetat e luftëtarëve mesjetarë, bluajnë miell dhe gatuajnë bukë në bazë të teknologjive të lashta, njihen me fitoret e lavdishme të mbretërve bullgarë.


Ne i presim fëmijët në hyrje të “Kalasë së Kallojanit” dhe aty i sqarojmë se cili është dallimi midis kalave, kështjellave dhe pallateve – tregon Aleksandër Karaçolev, një nga themeluesit e projektit.Pas kësaj fillojmë bisedë, në të cilën tregojmë për Mbretërinë e Parë (861-1018) dhe të Dytë (1185-1396) Bullgare. Bëjmë një krahasim dhe të armëve. Nga njëra anë janë harqet, shigjetat dhe pushkët, kurse nga ana tjetër – armatimi i ushtarit modern bullgar. Përveç mësimeve teorike, zhvillojmë dhe orë praktike, për shembull trajtim me shpatë, qitje me hark dhe me pushkë, përgatitje të bukës. Fëmijët ngjyrosin piktura të ndryshme, duke shpjeguar për zgjedhjen e ngjyrave të veshjeve mesjetare.

Vizituesit e vegjël  i presin mësimet e “gjalla” me eufori, kurse disa prej tyre madje demonstrojnë talent në qitje dhe në skermë.

Ripërtëritja e ngjarjeve nuk është një tregim alternativ për historinë e Bullgarisë, por i jep një ngjyrim të veçantë  dhe një kontakt më të madh në trajnim, nënvizon Aleksandër Karaçolev.


Ne nuk i pengojmë mësimdhënies në lëndën e historisë në shkollat, as që në ndonjë farë forme ndryshojmë planin e mësimit vazhdon ai.Më tepër rikrijojmë atë e cila është regjistruar në librat mësimorë me një shkrim fare të vogël - të paracaktuar për fëmijët më kureshtar, të cilët emocionohen nga historia. Për shembull kush mbret bullgar për herë të parë ka prerë monedha, pse veshjet e luftëtarëve bullgarë dallohen  nga këto të luftëtarëve arabë, bizantinë dhe romakë. Para dy vjetëve festuam një shekull nga “ ashtuquajtura “Epopeja e Dojranit” dhe vumë aksentin mbi luftën e Parë botërore, kurse gjatë vitit 2018 festuam 1300 vjet nga fitorja e kan Tervellit mbi arabët dhe shpëtimi i Evropës.

Përrallat për Bullgarinë më shpesh prekin Mesjetën dhe Rilindjen dhe nuk shikojnë më përpara nga Lufta e Parë Botërore. Kurse tregimin më të saktë për historinë tonë më të re krijuesit e projektit ua lënë mësuesve, duke shpresuar se kjo periudhë së shpejti do të hyjë në librat e mësimit.

Duke prekur të tanishmen dhe të ardhmen, i mësojmë fëmijët sesi të ruajnë kujtesën për fiset e veta tregon akoma Aleksandër Karaçolev.Çdo njeri mund të zbulojë në vetvete nga diçka nga paraardhësit e vet, në qoftë se hedh një vështrim mbrapa në kohën e kaluar dhe në histori. Kurse kjo do t’i sjellë një kënaqësi personale dhe do ta detyrojë të ndihet krenar dhe special. Shumë shpesh përdorim citate prej autorëve të mëdhenj, që të mund t’i detyrojmë fëmijët të kuptojnë se çdo gjë të cilën ne e bëjmë dhe të cilën e rikrijojmë për ta, me të vërtetë ka ngjarë. Dhe në fund ata dalin më krenarë, më të buzëqeshur dhe më të lumtur nga fakti se janë bullgarë.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени