Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Bojko Borisov në Davos për Forumin Ekonomik
Снимка: Qendra për shtyp e KM-së

Jemi të bindur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në kuadrin e Bashkimit Evropian dhe pa to projekti evropian nuk është i papërfunduar, tha Kryeministri Bojko Borisov në diskutimin “Dialog për Diplomaci për Ballkanin Perëndimor” në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Borisovi nënvizoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdohet politika e zgjerimit, sepse ajo është katalizator i reformave tepër të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, të cilat do të stabilizojnë këtë rajon që është me rëndësi strategjike për BE.

Sa u përket planeve për krijimin e “Shengenit të Vogël” për bashkëpunim regjional, Kryeministri bullgar nënvizoi se ai nuk është alternativë e integrimit evropian, por është vetëm mënyrë për arritjen e qëllimit strategjik.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна