Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ministrja Zaharieva bëri thirrje për respektimin e embargos së armëve ndaj Sirisë

Ministrja Zaharieva gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel
Снимка: MPJ

Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva e cilësoi si një hap shumë i mirë samitin për Libi në Berlin. Më e rëndësishmja është që të arrihet armëpushim i vërtetë, tha Zaharieva në Bruksel gjatë Këshillit të Bashkimit Evropian për punët e jashtme.

Gjëja më e shpejtë që mund të bëhet është që të rifillohet operacioni “Sofja” për respektimin e embargos së OKB-së ndaj Libisë, tha Zaharieva. Sipas saj në lidhje me mundësinë për dërgim të ushtarëve evropianë në Siri më parë duhet të ketë armëpushim dhe pastaj të flasim për ndonjë hap tjetër.

Zëvendës Kryeministrja shtoi gjithashtu se deri tani embargoja është shkelur për shkak të mungesës së rojës në kufijtë tokësorë libianë, prandaj ka nevojë për kontroll më të rreptë të furnizimeve me ajër dhe tokë.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна