Përpara 90 vjetëve më 24 nëntor një grup inxhinierësh radio amatorë realizojnë transmetimin e parë, kurse një ditë më vonë edhe radio-emisionin e parë në Bullgari. Me datë të sotme në Komisionin e Rregullimit të Komunikimeve ka të regjistruar mbi 6000 radio amatorë, si dhe jo pak stacione amatore të klubeve. Kjo, për të cilën flasin në eter është gjëja e cila i lidh si profesion dhe interesa - radioja.
Ne jemi të interesuar që të mund të ruajmë pastërtinë e marrëdhënieve midis adhuruesve të radios nëpër të gjithë botën-thekson më të rëndësishmen Viktor Marinov, një radio amator që nga viti 1977. - Prandaj në radiostacion nuk është e pranuar të transmetohet në gjuhë të ashpër, thyerëse, me shprehi vulgare, janë ndaluar bisedat mbi tema politike, fetare, etnike, dhe raciale. Ekziston i ashtuquajturi Kodeks i sjelljes së mirë, të cilin ne e respektojmë dhe ia transmetojmë brezit të ardhshëm si mënyrë e komunikimit, tolerancës, ndjenjës për ndihmë reciproke dhe korrektësi midis nesh.
Radio amatorët kanë radio stacione të tyre personale dhe njihen nga shenjat unikale të thirrjeve. Ato përbëhen prej dy pjesëve - prefiks dhe sufiks dhe janë të ndarë mbi parim territorial dhe administrativ.
Posaçërisht për Bullgarinë është caktuar prefiksi LZ, pas të cilit vjen dhe numri. Numri çift do të thotë se, radiostacioni është i regjistruar në Bullgarinë Veriore, në qofte se numri është tek - në atë jugore. Shenjat e identifikimit, të cilat fillojnë me LZ0, përvetësohen nga radio-translatorët dhe nga fenerët amatorë. Pas numrit qëndron sufiks prej 2 ose 3 germave. Ky është emri уnë përpara shoqërisë botërore të radio amatorëve. Shenja ime e identifikimit është LZ1NY dhe asnjë tjetër në botë nuk ka një inicial të tillë të ngjashëm - shënon Viktor Marinov.
Një element tjetër interesant nga veprimtaria radio amatorëve janë QSL-kartolinat - një farë dokumenti, i cili ripohon radio-lidhjen.
Në to janë të regjistruar data dhe koha, diapazoni i frekuencës, lloji i modulimit, si dhe hollësi të tjera - saktëson Viktor Marinov. - Çdo një amator i radios vet e përcakton dizajnin e kartolinës së tij, çfarë do të përfshijë dhe përveç një dëshmie për një lidhje, ky është një kujtim për diçka të përjetuar.
Radio amatori pohon se, jo gjithmonë kontakti më i largët është më emocionues. Ka marrë sinjale nga ana tjetër e rruzullit tokësor - Zelanda e Re dhe Australia, por për të ka qenë shumë më interesante që gjatë muajit të kaluar të vendosë lidhje me ekspeditën bullgare në ishujt Kiribati të Paqësorit.
Lidhja tjetër interesante nuk e di se me kë është, sepse ajo tani do të realizohet - buzëqesh ai.- Nganjëherë lidhja me ndonjë person interesant mund ti japë kuptim gjithë mbrëmjen, kur qe qëndruar pranë radiostacionit. Mes radio amatorëve ka njerëz të ndryshëm si profesion - artistë, politikanë, jo të pakët shkencëtarë me famë botërore. Me çdo një prej tyre flasim në “ti”, pavarësisht nëse përball qëndron ndonjë punëtor, mjek, inxhinier ose mbreti i Jordanisë, i cili po kështu është radio amator. Ne nuk ndahemi se kush është më i madh dhe kush di më shumë.
A po zhduken radio amatorët me hyrjen e teknologjive të reja?
Radio amatorët bazohen në teknologjitë digjitale, komunikuese dhe informative. Kështu që me zhvillimin e tyre të stuhishëm fusha e radio amatorëve jo vetëm se nuk zhduket, por vazhdimisht pasurohet . Shumë nga mjetet e reja dhe metodat testohen nga radioamatorëve, jo pak prej tyre e kanë kthyer këtë hobi të vet në profesion. Për mua kjo është kthyer jo në një hobi të zakonshme, por në mënyrë jetese, dhe patjetër e ka përcaktuar mënyrën time të zhvillimit.
Dhe akoma një anë tjetër, më e mira, për radio amatorët - 73:
Ky është i ashtuquajturi kod i radio amatorëve, i cili do të thotë “Të gjitha të mirat”! Ka lindur dhe është formuar kur komunikimet përmes radios kanë qenë kryesisht me kodin /alfabetin/Mors dhe transmetimi i fjalive të plota ka kushtuar kohë të madhe për operatorin .Prandaj janë aplikuar kode dhe shkurtime. Ky zakonisht është urimi, me të cilin përfundojmë çdo një lidhje me anë të radios. 73 - “Të gjitha të mirat”!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal dhe Desisllava Semkovska