Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vazhdon vizita e Presidentit Rumen Radev në Austri

Presidenti Radev
Снимка: BGNES

Vizita zyrtare e Presidentit Rumen Radev në Austri filloi me takim me komunitetin bullgar në Vjenë. Mbi 30 mijë janë bullgarët në Austri, ndër të cilët ka njerëz që merren me arte, kulturë, shkencë, trashëgimtarë të emigrantëve të vjetër dhe të kopshtarëve bullgarë (të shquar në tërë Evropën me mjeshtërinë e tyre në këtë zanat). Në Vjenë jetojnë dhe shumë studentë nga Bullgaria.

Presidenti Radev ia dorëzoi shenjën presidenciale të nderit kryetarit prej shumë vjetëve të shoqatës Austri-Bullgari Karl Bleha. “Vendi ynë është shteti i vetëm në Evropë, me të cilin Austria nuk ka luftuar”, nënvizoi Bleha.

Pritet se temat kryesore e bisedimeve të Presidentit bullgar me homologun e tij austriak Alexander Van der Belen në pallatin Hofburg do të jenë migracioni, siguria, bashkëpunimi regjional i vendeve danubiane, kështu edhe investimet.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна