Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Përkrahja bullgare për të ardhmen evropiane të Maqedonisë nuk është pa kusht

Pas Këshillit Konsultativ në Presidencë për Maqedoninë e Veriut
Снимка: BTA

Takimi konsultativ i nivelit të lartë i thirrur nga Presidenti Rumen Radev në lidhje me ftesën e pritur gjatë tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE përfundoi me vendim për hartimin e pozitës kombëtare për këtë çështje me kërkesa dhe kritere të sakta, të cilat duhet t’i mbrojnë interesat kombëtare bullgare.

Sipas pjesëmarrësve këto kërkesa duhet të bëhen pjesë e kornizës së negociatave dhe një nga kushtet e detyrueshme për aderimin e vendit në BE.

Presidenti shpjegoi se është me rëndësi të madhe që të vizatohen “vija të kuqe”, të cilat do të garantojnë se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë për llogari të historisë, gjuhës dhe identitetit bullgar.

Kryeministri Bojko Borisov tha se përkrahja e Sofjes për të ardhmen evropiane të Shkupit kurrë nuk ka qenë pa kushte dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet ta humbë këtë mundësi. Bullgaria insiston që negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut të zhvillohen bashkë me ato me Shqipërinë, sqaroi Borisovi.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени