Presidenti Rumen Radev thërret një mbledhje konsultative me temë marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në kontekstin e ftesës së pritur nga fqinja jonë jugperëndimore për negociata për anëtarësi në BE. Ftesa për këtë takim kanë Kryetarja e Kuvendit Cveta Karajançeva, Kryeministri Bojko Borisov, Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, kryetarët e grupeve parlamentare, anëtarët e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe ata të Komisionit për Çështjet Evropiane në parlament.
Do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe në kontekstin e punës së komisionit dypalësh të ekspertëve, i cili duhet t’i zgjidh çështjet e diskutueshme historike dhe arsimore ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.
Radevi tashmë shprehu shqetësim për shkak të rezultateve të arritura dhe deklaroi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk do të jetë për llogari të historisë, gjuhës dhe identitetit bullgar dhe paralajmëroi se tetori mund të jetë muaji më i rëndësishëm për marrëdhëniet reciproke për shkak të ftesës së pritur. Vetëm me kushtin për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme në historinë e përbashkët të të dyja vendeve, qeveria bullgare mund të vazhdojë politikën e përkrahjes pa kushte për rrugëtimin evropian të Shkupit, mendon Radevi.