Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Komisioni Parlamentar: Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të bëjë auditim të menaxhimit të BNR-së

Godina e BNR-së
Снимка: arkiv

Komisioni Parlamentar për Kulturën dhe Mediat miratoi projektvendimin e parashtruar nga partia GERB për kryerjen e auditimit të Radios Kombëtare Bullgare nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Auditimi do të jetë për periudhën nga 1 janari i vitit 2017 deri më 30 shtator 2019. Raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit duhet të paraqitet deri më 31 janar 2020.

Kjo vjen një javë pas së premtes së kaluar, kur Kryeministri Bojko Borisov deklaroi në Kuvend se do të kërkojë nga deputetët vendim për auditim nga institucioni përkatës shtetëror të menaxhimit të radios në lidhje me kazusin me ndërprerjen e transmetimit të programit qendror të Radios Kombëtare Bullgare (“Horizont”) për 5 orë më 13 shtator.

Sot Asociacioni i Gazetarëve Evropianë në Bullgari organizoi një protestë në përkrahje të lirisë së fjalës dhe shprehjes me kërkesë për zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar të rastit me ndërprerjen e transmetimit të sinjalit.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна