Ministri i brendshëm Mlladen Marinov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Dimitër Georgiev informuan Parlamentin në Sofje për akuzat ndaj kryetarit të lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov për spiunim në favor të Rusisë.
Mlladenovi informoi se në lidhje me këtë çështje janë ndalur përkohësisht tetë veta dhe janë bërë kontrolle dhe sekuestrime në territorin e qyteteve Sofje, Pernik dhe Breznik (Bullgari Perëndimore).
Georgievi pohoi se me ndihmën financiare të shtetasve rusë, me të cilët Malinovi ka mbajtur lidhje, janë financuar nisma me qëllim imponimin e politikave të caktuara në Bullgari. Njëri prej këtyre shtetasve është përfshirë në listat e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së për veprime kundër tërësisë territoriale të Ukrainës, tjetri është një oficer i rangut të lartë të inteligjencës ruse. Gjatë udhëtimeve të shumta të Malinovit në Rusi ai ka marrë nga këta persona udhëzime, në disa raste dhe mjete financiare. Ka përpiluar raporte në gjuhën ruse për domosdoshmërinë për riorientimin gjeopolitik të Bullgarisë.