Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov është për vizitë në Maqedoninë e Veriut dhe ajo përkon me shënimin e përvjetorit të dytë të nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga ai dhe homologu i tij Zoran Zaev. Në Shkup Borisovi komentoi se rezultatet e arritura gjatë vitit të fundit të lidhura me çështjet e historisë së përbashkët tejkalojnë të arriturën gjatë 20 vjetëve të mëparshme, por ato akoma nuk janë të mjaftueshme dhe puna më serioze dhe aktive në këtë drejtim ende nuk është kryer. Kryeministri Zaev nënvizoi se dy vendet çdo ditë i tregojnë Ballkanit, Evropës dhe botës se mund t’i zgjidhin problemet e veta përmes dialogut.
Na takimin me Stevo Pendarovski kryeministri Borisov diskutoi mundësitë për ndërtim të përshpejtuar të Korridorit Nr. 8, i cili është me rëndësi kyçe për regjionin.