Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria do të disponojë tetë gjuajtësit amerikanë F-16 pesë vjet pas lidhjes së marrëveshjes

Снимка: lockheedmartin.com

Ministria e Mbrojtjes publikoi në sajtin e vet përgjigje të disa pyetjeve të Presidentit lidhur me marrëveshjet për furnizimin e tetë gjuajtësve të rinj F 16 Block 70 për nevojat e Ushtrisë Bullgare me vlerë 1.1 mlrd euro pa TVSH-në me pagim paraprak 100 për qind. Ministria pret që gatishmëria e parë operative e avionëve të arrihet në fund të vitit të pestë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes. Atëherë do të jetë përfunduar edhe procesi i përgatitjes së ekipit prej pilotëve, inxhinierëve dhe teknikëve. Rikujtohet gjithashtu se marrëveshjet nuk përfshijnë ndërtimin e infrastrukturës së domosdoshme, ndërsa shuma për to do të bëhet e qartë pas zhvillimit të procedurave sipas ligjit për prokurimet publike. Për ciklin e përdorimit të avionëve prej 40-45 vitesh do të lidhen edhe marrëveshje të tjera për furnizime dhe shërbime.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени