Ekspertë veterinarë nga BE-ja mbërritën në vend për të kontrolluar masat e ndërmarra nga autoritetet bullgare kundër përhapjes së murtajës afrikane të derrave. Mbi 10 janë rajonet e përhapjes së sëmundjes në vend. Përveç atje veprimtari preventive zhvillohen në qarqet e Pernikut, Kjustendilit, Stara Zagorës, Slivenit dhe Jambolit. Po dezinfektohen edhe rrugët dhe parkingjet e kamionëve afër magjistraleve “Struma” dhe “Trakia”. Dezinfektohen dhe pastrohen edhe kazanët për plehra në rrugët e klasës së parë në rajonin e Stara Zagorës, si dhe rrugët rreth pikëkalimit “Strezimirovci” afër fshatit të Trënit Filipovci. Po përhapen instruksione nga bashkitë për veprimet që duhet të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.